Jump to content

vrenjtur

Nga Wiktionary

VRENJTUR mb.

  • 1. I veshur me re (për qiellin), i tillë ku moti është me re; kund. i kthjellët. Qiell i vrenjtur. Mot i vrenjtur. Kohë e vrenjtur. Ditë e vrenjtur.
  • 2. fig. Që ka rrudhur vetullat, ballin, fytyrën nga një shqetësim a nga një zemërim, i vrazhdë në fytyrë, jo i qeshur; që shpreh shqetësim, zemërim e vrazhdësi; i ngrysur. Me ballë të vrenjtur. Me vetulla të vrenjtura. Me fytyrë të vrenjtur. Burrat e vrenjtur. Ishte (rrinte) i vrenjtur.