Jump to content

vrazhdë

Nga Wiktionary

VRAZHDË mb.

  • 1. Që e ka sipërfaqen jo të lëmuar, që nuk është i butë në të prekur, i ashpër; kund. i butë. Dorë e vrazhdë. Lëkurë e vrazhdë. Stof i vrazhdë.
  • 2. fig. Që nuk është mirëdashës, jo i njerëzishëm, fjalërëndë; që shpreh zemërim, rreptësi a egërsi, i ashpër, i egër; kund. i butë. Njeri i vrazhdë. Me fytyrë (me pamje) të vrazhdë. Shikim i vrazhdë. Me tipare të vrazhda. Fjalë (përgjigje) e vrazhdë. Ishte i vrazhdë.
  • 3. I ashpër, jo i këndshëm, që të ther veshin (për zërin); që nuk të kënaq. Zë i vrazhdë. Britmë e vrazhdë.
  • 4. Që ka shije jo të pëlqyeshme, jo i këndshëm, për të pirë, i cilësisë së dobët, i ashpër, i egër. Raki e vrazhdë.

VRAZHDË ndajf.

  • Në mënyrë të vrazhdë, rëndë, me ashpërsi, ashpër, me të egër, egër: kund. butë. I foli vrazhdë. Iu përgjigj vrazhdë. E shikoi vrazhdë. Sillej vrazhdë.