Jump to content

vrarë

Nga Wiktionary

VRARË f. sh

  • Vend i vrarë në trup, plagë, vragë, vurratë. Lidhi (mjekoi) të vrarën; Kishte shumë të vrara nëpër trup. I duken edhe sot të vrarat.

VRARË m.

  • Ai që është vrarë. Trupi i të vrarit. Familja e të vrarit. Një numër të vrarësh.

VRARË mb.

  • 1. Që është qëlluar me armë a me diçka tjetër dhe ka vdekur (për njerëzit) ose ka ngordhur (për kafshët). Njeriu i vrarë. Kafsha e vrarë.
  • 2. Që është goditur me diçka dhe ka dëmtuar një pjesë të trupit, që i është bërë një plagë a një vurratë; që është vrarë ngaqë e ka shtrënguar diçka. Me dorë të vrarë. Me këmbë të vrarë. Erdhi me sy të vrarë.
  • 3. Që është goditur a është dëmtuar dhe ka filluar të prishet (për pemët, perimet etj.). Pemë (mollë) të vrara. Gjethe të vrara. Heq pjesët e vrara.
  • 4. fig. Që është prekur shumë, që ka një dhembje të thellë shpirtërore, i lënduar, i pikëlluar; që shpreh një gjendje mërzie të madhe, dëshpërimi a pendimi. I vrarë shpirtërisht. Njeri i vrarë. Me zemër të vrarë. Me ndërgjegje të vrarë. Me pamje të vrarë.
  • 5. fig. I lodhur e i rraskapitur, me trup të dërrmuar që shpreh lodhje, rraskapitje a këputje. E ndiente veten të vrarë. Të shoh të vrarë Me pamje të vrarë.
  • Barrë e vrarë (në bark të nënës) njeri që mezi mbahet, që tërhiqet zvarrë e s'është i zoti për asgjë, njeri i lënë a i humbur, fatkeq. Si bollë e vrarë fare i lodhur e i këputur, që s'ka fuqi fare e s'lëviz dot.