vrap
Appearance
VRAP m.
- 1. Ecje me hapa shumë të shpejtë dhe duke kërcyer, ecje me shpejtësi të madhe në një drejtim të caktuar, rendje; aftësia që ka dikush për të vrapuar shpejt; vrapim. Vrap i shpejtë. Vrap kali. Shkoi (erdhi, u nis, iku) me vrap. Shpejtoi (ngadalësoi) vrapin. Filloi (mori) vrapin. Ia dha (ia shkeli, ia mbathi) vrapit iku me vrap. U lëshua me vrap. Bëri një vrap. U turr me sa i arrinte vrapi.
- 2. Nxitim, shpejtësi; ngutje, ngut. E bëri punën me vrap. Iku me vrap se s'e priste puna iku duke nxituar, me ngut. E ke marrë me vrap këtë punë.
- 3. fig. Fuqi trupore e mendore që ka dikush për të bërë një punë, mundësi, aftësi. Aq e ka vrapin. Bëri sa kishte vrapin. Bëje (mate, lëshoje) vrapin sa ke hapin! fj.u. vepro sipas mundësisë që ke.
- 4. përd. ndajf. Duke vrapuar shpejt, me të katra, me nxitim; me të shpejtë, menjëherë. U turr vrap. Shkoi (kaloi) vrap. Vrap u ngrita. Çoje vrap në shtëpi! Vrap si era.
- 5. përd. kallëzues. Vrapoj (kryesisht me kuptim nxitës). Gati, vrap! Vrap e në shtëpi! Vrap e vrap, sosi te burimi.
- Një vrap pele afër, jo larg; jo shumë larg. Në pikë të vrapit shumë shpejt, me të katra. E ndali (e la, e mbajti) vrapin diku ndaloi, qëndroi (pas një ecjeje të gjatë e të shpejtë ose pas përpjekjesh të ngutshme a të vrullshme).