Jump to content

vorbull

Nga Wiktionary

VORBULL f.

  • 1. Rrymë rrotulluese dhe e rrëmbyeshme e ujit në lumë, në liqen etj., që ndodh zakonisht në vendin ku takohen rrjedha të ndryshme dhe merr trajtën e një hinke; vendi ku formohet një rrymë e tillë uji; gjeratore, gjir. Vorbull e thellë (e madhe). Vorbull uji. Vorbulla e lumit. E rrëmbeu vorbulla. Humbi në vorbull.
  • 2. Shtjellë e rrëmbyeshme e erës, që ngrihet përpjetë si hinkë dhe merr me vete pluhur, lëmishte, shkarpa etj.; lëvizje qarkore e diçkaje. Vorbull ere. Vorbull tymi (pluhuri, dëbore).
  • 3. fig. Valë e rrëmbyeshme punësh, përpjekjesh, gëzimesh, shqetësimesh etj., që të pushton e të merr me vete. Vorbull gëzimesh. Vorbulla e mendimeve. Vorbulla e jetës. Vorbulla e ngjarjeve. Vorbulla e telasheve.