vonoj
Appearance
VONOJ kal.
- 1. E bëj diçka pas kohës së caktuar ose pas kohës së zakonshme, e kryej diçka me vonesë; e mbaj gjatë dikë a diçka, e bëj të vonohet; e pengoj të vijë në kohën e duhur. E vonoi përgjigjen. Vonoi postën. E vonoi përfundimin e punës. E vonoi pagesën. E vonoi botimin. Vonon zhvillimin e diçkaje a të dikujt. Mos më vono!
- 2. jokal. Arrij diku pas kohës së caktuar, vij vonë; vonohem. Vonoi treni. Vonoi pranvera. Vonoi shumë.