vonohem

Nga Wiktionary

VONOHEM vetv.

  • 1. Vij pas kohës së caktuar a pas kohës së zakonshme; filloj të bëj diçka me vonesë, jo në kohën e duhur; qëndroj një kohë të gjatë pa nisur të veproj a të zbatoj diçka që duhej ta kisha filluar. U vonua letra. U vonua treni. U vonova një orë. U vonua me (pa) arsye. Mos u vono!
  • 2. vet. veta III. Shfaqet vonë, arrin vonë (për dukuri etj.); piqet, bëhet vonë (për pemët, bimët). U vonua vjeshta. U vonua rrushi sivjet.