vloj
Appearance
VLOJ I jokal.
- 1. edhe kal. Valoj (edhe fig.). Vloj qumështin. Vloi uji. Vlon puna. Vlon jeta. Vlonte lufta. Vlon kënga (vallja).
- 2. vet. veta III fig. Është i mbushur plot me njerëz, kafshë etj., që lëvizin shpejt e pa rregull; lëviz shpejt e në mënyrë të parregullt (për një shumicë njerëzish, kafshësh etj.), ka gjallëri të madhe, gëlon, lëvrin. Vlonin rrugët. Vlonte qyteti. Vlonte sheshi nga aksionistët. Vlonte bleta.
- 3. vet. veta III fig. Shfaqet me forcë a me gjallëri (një mendim, një ndjenjë etj.); zien. Më vlojnë mendimet.
- I vlon (i zien, lëvrin) gjaku shih te GJAK,~U I.
VLOJ II kal. shih
- FEJOJ. Vloi vajzën (djalin).
VLOJ III kal.
- Vë mënjanë diçka për ta ruajtur; vendoj. E vloi në vend të sigurt.