vjetërsi
Appearance
VJETËRSI f.
- 1. Të qenët i vjetër, koha që kur është diçka; lashtësia e diçkaje. Vjetërsia e Tokës. Vjetërsia e një monumenti.
- 2. Koha e lashtë, lashtësia. Vjetërsia klasike. Vjetërsia greko-romake. Shtetet e vjetërsisë. Mendimtar (poet) i vjetërsisë. Që nga vjetërsia.
- 3. Koha sa ka punuar a ka shërbyer dikush gjatë gjithë jetës në një detyrë të caktuar; e drejta dhe shpërblimi që merr dikush pasi ka plotësuar një kohë të caktuar pune. Vjetërsia në punë (në shërbim). Njohja e vjetërsisë. Mori (fitoi) vjetërsinë.