vjegë
Appearance
VJEGË f.
- 1. Pjesa e një ene, e kthyer si hark, me të cilën e kapim ose e mbajmë atë në dorë, veshi i enës, dorezë. Vjega e shtambës (e qypit). Kazan (tenxhere) me vjega. E kapi për vjege.
- 2. Verigë a hallkë e zinxhirit; grep a çengel ku varim diçka. U këput vjega. E vari në vjegë.
- 3. bised. Plori i parmendës.
- 4. shih VJEGËZ,~A.
- 5. fig. Rast a rrethanë, që mund të merret si shkak për të përligjur diçka, shkak që fsheh arsyen e vërtetë të diçkaje, hallkë ku duam e mund të kapemi, anë. Kërkon një vjegë ku të kapet. Ia gjeti vjegën diçkaje ia gjeti anën.
- Bën vegshin e si vë vjegën (vegjën) shih te VEGSH,~I.