vizatoj
Appearance
VIZATOJ kal.
- 1. Paraqit a riprodhoj në letër një send ose një figurë me laps, me bojëra, me penë etj., bëj vizatim në letër ose në diçka tjetër; zotëroj artin a mjeshtërinë e vizatimit. Vizatoj një shtëpi (një lule, një pemë, një kub...). Vizatoj me laps (me bojëra). Vizaton bukur.
- 2. fig. Përshkruaj zakonisht shkurt, me gojë ose me shkrim, një ngjarje, një gjendje, një njeri; jap idenë a pamjen e diçkaje. Vizatoi të ardhmen. E vizatoi mirë gjendjen.