Jump to content

vizatim

Nga Wiktionary

VIZATIM m.

  • 1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve VIZATOJ, VIZATOHET. Vizatimi i një luleje. Vizatim me laps (me ngjyra). Vizatim nga natyra. Mjetet e vizatimit. Fletore vizatimi.
  • 2. Arti i paraqitjes a i riprodhimit në letër të një sendi, të një figure etj. me laps, me bojëra ose me penë etj.; lëndë mësimore që bëhet në shkollë me qëllim që nxënësit të përvetësojnë këtë art. Vizatim teknik paraqitje në rrafsh e një sendi a objekti, i cili jep format e përmasat e tij. Vizatim i lirë. Mësuesi i vizatimit. Ora e vizatimit. Kanë vizatim. Merret me vizatim.
  • 3. Figura që vizatohet; figurë, lule a qëndismë që bëhet në staf, në basmë, në mure etj. Basmë me vizatime të bukura. Jastëk me vizatime. Bëri një vizatim.
  • 4. bised. Letra ku është vizatuar diçka; fletore me fletë të bardha e të trasha që e përdorin nxënësit në shkollë për të vizatuar. Mblodhi vizatimet. Mbështolli vizatimin.