vitore
Appearance
VITORE f.
- 1. mit. Qenie mitologjike që përfytyrohej si një gjarpër me brirë të artë dhe që besohej se pillte ar e sillte fat e lumturi aty ku shkelte; kafshë që përfytyrohej si një gjarpër i shkurtër e i trashë, i bukur e pa helm dhe që besohej se rrinte në vrimat e mureve, ruante shtëpinë e i sillte kësaj mbarësi. Vitorja e shtëpisë.
- 2. mit. Secila nga tri fatitë, të cilat përfytyroheshin si gra që i vinin foshnjës te djepi natën e tretë pas lindjes për t'i caktuar fatin. Të daltë vitorja përpara! ur. vjet. të priftë e mbara!
- 3. vjet. Fat. Të tillë vitore pati.
- 4. Grua e mirë dhe e shkathët që është amvisë e përsosur edhe në shtëpi; grua që ka lindur e ka rritur shumë fëmijë. U martua me një vitore.
- 5. Lopë e shëndoshë dhe e hijshme, që jep shumë qumësht. Polli vitorja.
- 6. përd. mb. E mirë, e zonja dhe e shkathët në punë (për gra e vajza). Vajzë vitore.