vijoj
Appearance
VIJOJ kal.
- 1. E çoj më përpara diçka që e kam nisur, nuk e ndërpres një punë a një veprim; nis një punë atje ku e kam lënë a ku e kam ndërprerë; bëj akoma diçka, merrem ende me diçka; vazhdoj. Vijoj punën. Vijojnë luftën. Vijoi rrugën. Vijoi bisedën. Vijoi të tregonte.
- 2. Shkoj pas gjurmës ose pas mësimeve të dikujt; shpie më tej diçka që ka nisur dikush tjetër; ndjek, vazhdoj. Vijoi veprën e tij. Vijon traditat më të mira.
- 3. Shkoj rregullisht diku për të mësuar, për të fituar përvojë a për t'u stërvitur, ndjek mësimet në një shkollë etj., vazhdoj. Vijon shkollën (kursin, universitetin).
- 4. jokal. vet. veta III. Zgjat ende; zhvillohet, shkon më tej, nuk ndërpritet, nuk pushon, vazhdon. Vijon puna. Vijon kënga. Vijojnë bisedimet. Vijoi heshtja.
- 5. jokal. vet. veta III. Shtrihet më larg, shkon më tutje, zgjatet, nuk mbaron (në hapësirë); vazhdon. Rrjedha vijon më tej. Rruga vijon pastaj nëpër pyll.