Jump to content

vihem

Nga Wiktionary

VIHEM vetv.

  • 1. E vë veten në një gjendje të caktuar; dal në një vend të caktuar; bie. U vu në një gjendje të vështirë. U vu në një radhë me të tjerët. U vu në krye (në ballë) doli në krye, doli në vijë të parë a në ballë, udhëheq. U vu në bisht mbeti në fund, mbeti prapa. U vu në binarë (në vijë) hyri në rrugë të mbarë.
  • 2. I përvishem një pune a një veprimtarie me ngulm e me zell, merrem shumë e me gjithë shpirt me diçka, duke pasur një synim të caktuar; i kushtoj kujdes a vëmendje të madhe diçkaje; i përvishem. Iu vunë punës (shkollës, studimit, shkencës). Iu vunë bujqësisë (blegtorisë). Iu vu me mish e me shpirt (me të gjitha forcat).
  • 3. E ndjek pas dikë pa iu ndarë, i qepem, nuk i ndahem. Iu vu pas. Iu vu këmba-këmbës. Iu vu në shpinë.
  • 4. I lutem shumë dikujt që të bëj diçka; i qepem, i vardisem. Iu vunë të vinte për darkë. Mos iu vër shumë! Kot që më viheni, s'vij dot. Iu vu derisa ai pranoi.
  • 5. bised. Përdoret si folje gjysmëndihmëse përpara një foljeje tjetër në mënyrën lidhore, me kuptimin «nis një punë a një veprim, filloj të bëj diçka». U vu të ecte. U vu të fliste (të largohej).
  • 6. Përd. pavet. sipas kuptimeve të foljes VË.
  • 7. Pës. e VË.
  • U vu në blojë keq. shih te BLOJ/Ë,~A. S'vihet inat me dikë a me diçka shih tek INAT,~I. Pa u vënë re shih te RE. Nuk vihet në xhep dikush shih te XHEP,~I. Iu vu (i mbeti) njolla me bojë shih te NJOLL/Ë,~A. Iu vu ruba (një shtëpie) shih te RUB/Ë,~A. S'vihen dy gjilpëra majë më majë fj.u. shih te GJILPËR/Ë,~A.