Jump to content

vigmë

Nga Wiktionary

VIGMË f. krahin.

  • 1. Klithma që nxjerr njeriu në rast fatkeqësie, nga dhembja që ndien etj.; britmë e madhe, sokëllimë. Vigma e vajtores. Ushtoi vigma. Lëshoi vigmën. I vuri vigmën i bërtiti shumë, e qortoi rëndë.
  • 2. Emër i mirë a i keq, zë, nam. I ka dalë vigma atij që është koprrac.