vig
Appearance
VIG m.
- 1. Tra që shërben si urë për të kaluar një përrua. Kalojnë në vig.
- 2. Shtrat, zakonisht prej dërrase a i thurur me thupra, që shërben për të mbartur me krahë një të plagosur a një të sëmurë, për ta çuar të vdekurin në varreza ose për të mbartur diçka tjetër; tezgë. Vig druri. E çuan (e shpunë) me vig. E vunë të plagosurin në vig. E shpien plehun në arë me vig.
- 3. Shtiza e parmendës. U thye vigu.
- 4. Kotec pulash i bërë prej dërrasash a prej thuprash. Vigu i pulave.
- U bë për vig është ligur e dobësuar shumë nga sëmundja sa s'ecën dot me këmbët e veta; është i sëmurë rëndë, është në prag të vdekjes, është me një këmbë në varr. E bëri për vig dikë e rrahu fort, e shqepi në dru, e bëri për lesë. I bëhet urë (urë e vig) dikujt shih tek UR/Ë,~A I. I daltë vigu! mallk. vdektë.