vetvetiu

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

VETVETIU ndajf.

  • 1. Vetë, pa ndërhyrje e pa shtysë të jashtme, pa ndikimin e dikujt a të diçkaje; në mënyrë të pavarur; vetiu. U ndez vetvetiu. U thanë gjethet vetvetiu. U bind vetvetiu.
  • 2. Në mënyrë të pavarur, pa u kushtëzuar nga diçka tjetër; në rrethana të natyrës, në mënyrë të natyrshme; objektivisht. Seleksionim që bëhet vetvetiu. Materia ekziston vetvetiu.
  • Del (vjen, kuptohet) vetvetiu (vetiu) kuptohet pa ndonjë vështirësi, vetëkuptohet.