vete
Appearance
VETE f. kryes.
- Njerëz, frymë. Pesë veta. Shumë veta. Mungonin tre veta. Darkë për dhjetë veta. Jam një vetë.
VETE përem. vetv.
- 1. Përdoret për të treguar zakonisht njeriun (më rrallë kafshën a sendin), që në të njëjtën kohë e kryen dhe e pëson një veprim; unë, ti, ai (ajo) ose ne, ju, ata (ato) e jo një tjetër a të tjerë. Është i zoti i vetes. Laj veten. E ndiej veten mirë (keq). E ruan veten. S'u dhimbset vetja. Ç'i duket vetja? I dha zemër vetes. Mori veten më qafë. Vrau veten. Ia bëri të keqen vetes. Nuk e kontrollon dot veten. Mban veten me shpresë. Ta shohim veten si në pasqyrë.
- 2. Përdoret me parafjalë me kuptimin e përemrave vetorë të çdo vete e të çdo numri dhe i përgjigjet kryefjalës në fjali. Kërkon shumë nga vetja. Flet me vete. Tha me vete. E mori (e solli) me vete. E pleqëroi me vete. Punon për vete. E mbajti për vete. Kujdesej vetëm për vete. E mori pas vetes. Unë për vete, ... unë.. . , unë vetë..., nga ana ime...
- 3. si em. Një njeri i veçantë, person. Mos mendo vetëm për veten tënde! Këtë e kam nga vetja ime.
- 4. si em. euf. Vendi ku janë herdhet, vendi i hollë, vendi i keq; herdhet. I dhemb vetja. I ra në vete. I ra vetja u rrënxua. U këput ndër vete u rrënxua.
- Më vete
- a) veçan, veç e veç; i ndarë; i pavarur nga të tjerët, që s'ka lidhje me të tjerët, i mëvetësishëm, i vetëm;
- b) i veçantë, që s'ngjan me të tjerët, që ka një vlerë a rëndësi të veçantë, jo i rëndomtë. S'e bëj veten shih te BËJ. U bë (doli) më vete u veçua, u nda. E bëri me (për) vete (pas vetes) dikë e tërhoqi dikë, e bëri që ta dojë, i fitoi zemrën; e bëri që të veprojë sipas qëllimeve a interesave të tij. Bie në vete (në mendje) shih te BIE I. U çel ndër vete shih te ÇELEM. S'e deshi veten (të gjallët) shih te DUA. Digjet ndër vete shih te DIGJEM. Gënjen veten mbahet me shpresa të kota, shpreson më kot. Grihet me vete shih te GRIHEM. E gjeti veten libr. e kuptoi, i përcaktoi mirë prirjet e veta; filloi t'i shfaqë në shkallën më të lartë aftësitë e veta. Nuk është në vete mendon, sillet a vepron në mënyrë jo normale, nuk e ka mendjen në vend, e ka humbur toruan; bën marrëzira. Nuk e jep veten shih te JAP. E ka me vete dikë
- a) është i sigurt se e përkrah a e ndjek, nuk e tradhton;
- b) e ka nën urdhër. Laj veten shih te LAJ 8. E lëshoi veten shih te LËSHOJ. Marr mbi vete (mbi shpatulla, mbi supe) diçka shih te SHPATULL,~A. E mori veten shih te MARR. E mblodhi veten shih te MBLEDH. Mih (prashit) para vetes shikon punën e tij; nuk ndërhyn në punët e tjetrit. Për vete e bëri (e ka) thuhet kur dikush bën një veprim zakonisht jo të mirë, nga i cili në fund të fundit do të ketë pasoja ai vetë; ç'të bësh, gjen. Vetë me vete me vetveten. E vuri nën vete dikë
- a) e vuri nën kontrollin e vet a nën urdhrat e veta;
- b) e mundi, e mposhti, e bëri që t'i bindet a t'i nënshtrohet;
- c) ia kaloi në diçka, u bë më i zoti. Erdhi në vete ( ndër mend)
- a) fitoi vetëdijen pas të fikëtit, u përmend; filloi ta ndiejë veten të qetë,( u qetësua pas një shqetësimi të madh, pas një fatkeqësie etj.);
- b) erdhi në rrugë të mbarë, bëri kthesë për mirë, i ra mendjes pas, i vuri gishtin kokës. Vrafsh veten! shih te VRAS. E zbuloi veten shih te ZBULOJ. Nuk i bën hije (as) vetes shih te HIJ/E, ~A. I bën qejfin vetes keq. shih te BËJ. U bë zot i vetes shih te ZOT,~I II. I digjet rrogozi (hasra) nën vete shih te RROGOZ, ~I. Ha veten me dhëmbë shih te DHËMB,~I. Ha veten nën lëkurë shih te LËKUR/Ë,~A. I ka hyrë vetja në qejf, i pëlqen vetvetja, i vlerëson tepër lart aftësitë e cilësitë e veta, i është rritur mendja, mbahet më të madh. S'e ka në dorë veten shih te DORË,~A 4. Ka (është) kokë më vete bën siç mendon vetë, nuk i pyet të tjerët, mendon e vepron sipas kokës së vet, s'do t'ia dijë për askënd; është kokëkrisur. Paç veten më qafë! shih te QAF/Ë,~A. E mori pajë me vete shih te PAJ/Ë, ~ A I. Nuk mban pluhur mbi vete shih te PLUHUR,~I. E mbante qefinin me vete shih te QEFIN,~I. I tërheq (i heq) kërraba nga vetja keq. shih te KËRRAB/Ë, ~A. Shati tërheq nga vetja fj.u. keq. shih te SHAT,~I. Ta shkon (ta çon, ta lëshon, ta fut, ta kalon) ujët (ujin) nën vete (nën rrogoz, nën hasër) shih te RROGOZ,~I. E vuri punën nën vete e vuri punën përpara, eci përpara, përparoi. E vë veten në lëkurën e dikujt shih te LËKUR/Ë,~A. I vjen të hajë veten dikujt
- a) është në një gjendje shumë të vështirë, po nuk di nga t'ia mbajë, nuk gjen dot rrugëdalje;
- b) ka bërë një veprim të gabuar pa e kuptuar këtë në kohën e duhur dhe është penduar thellë më vonë, po nuk ka asnjë mundësi për ta ndrequr punën. Preje për vete e vishma mua! shih te PRES I.
VETE jokal.
- 1. Lëviz në një drejtim të caktuar, shkoj nga një vend zakonisht më i afërt në një tjetër më të largët; drejtohem diku për një qëllim të caktuar, shkoj diku (më këmbë ose me një mjet udhëtimi). Vete në shkollë. Vajti në fshat. Vete për gjah. Vajta për darkë. Vete më këmbë. Vete me makinë (me tren, me aeroplan). Venë e vijnë vullnetarët. Kishte vajtur me kohë. Kush vete në mulli, doemos do të përmiellet. fj.u.
- 2. Arrij në një vend a në pikën e fundit të udhëtimit; mbërrij, sosem. Vajti shëndoshë. Vete shpejt treni. Vajti pas dy orësh. Letra vajti dorë më dorë. Nuk vete dot brenda ditës.
- 3. vet. veta III. Ka një drejtim të caktuar, lëviz për një drejtim të caktuar, shtrihet, kalon diku. Lumenjtë venë nga Lindja në Perëndim të vendit. Për ku vete kjo udhë? Vija telefonike vete në të gjitha fshatrat.
- 4. vet. veta III. Arrin a shkon deri në një largësi të caktuar, përhapet, kalon (për zërin, për një lajm etj.). Vajti lajmi deri në qytet. Vajti fjala se...
- 5. vet. veta III fig. Vijon e zgjatet brenda një kohe të caktuar; vjen një kohë a një çast i caktuar; shkon, kalon; qëndron, duron për një kohë në kushte të caktuara. Vajti një vit. Vajtën disa orë. Vajti kohë që presim. Sa vajti ora?- Vajti dreka. Vajti vera. Vajti dita. Mishi nuk vete më shumë se dy ditë. Këpucët s'i vajtën më shumë se një vit.
- 6. vet. veta III. Rrjedh diçka, del prej diku, shkon. I vajtën lotët çurg. I vete gjaku curril. Vete tym nga oxhaku. I vajti gjak nga hundët.
- 7. vet. veta III fig. Arrin në një pikë a në një shkallë, shkon. Sa vajti përqindja? Sa vajti numri? Sa vajti dita e punës në kooperativë? Sa vajtën të ardhurat e sivjetme?
- 8. fig. bised. Kam përfundime të caktuara në shkollë, në një punë, në një detyrë etj.; jam në një gjendje a në kushte të caktuara; shkoj. Si vete me mësime? Vete mirë në të gjitha lëndët. Si vete me punë? Si vete me shëndet?
- 9. fig. bised. Kaloj nga një gjendje në një tjetër, shkoj. Po vete mirë e më mirë.
- 10. vet. veta III fig. bised. Kryhet, bëhet a zhvillohet diçka në një mënyrë të caktuar; ecën diçka, përparon; shkon: Puna vajti mirë (mbarë, sahat, ters). Çështja po vete drejt zgjidhjes. Gjërat vajtën më mirë nga ç'e prisnim. Si vajti mbledhja? U vajti mbarë gjuetia. Të vaftë mbarë! ur. Të vaftë pushka mbarë! ur.
- 11. Shkoj diku rregullisht ose përgjithnjë për një punë; marr një detyrë a një shërbim të caktuar, marr pjesë diku. Vete me bagëti (në arë). Vajti ushtar. Vajti në universitet. Vajti në kurs. Vajti për specializim. Vajti për të banuar në fshat (për të punuar në minierë). Vajti te burri. bised. u martua.
- 12. bised. Mbush një moshë të caktuar, jam në një moshë të caktuar, bëhem. Vajti tridhjetë vjet.
- 13. vet. veta III bised. Punon, funksionon (për një mekanizëm, për një makineri etj.). Ora (makina) vete mirë. Radioja s'më ka vajtur mirë.
- 14. Jam në marrëdhënie të caktuara me dikë shoqërohem me dikë, rri me të; shkoj. Vete mirë (keq) me dikë. Më thuaj me kë vete të të them se kush je! fj.u.
- 15. vet. veta III fig. Më bie për shtat diçka, më përshtatet, më shkon; shkon. Nuk të vete kjo ngjyrë. Nuk vete rakia pas buke. Kjo s'vete fare.
- 16. vet. veta III fig. bised. Ka vlerë, vlen; shkon. Kjo para nuk vete më. Atij i vete fjala e dëgjojnë. Nuk të venë tek ai këto gënjeshtra.
- 17. vet. veta III fig. bised. Harxhohet diçka, shpenzohet. U venin shumë para për dasmë.
- 18. Shkon; kushton, shitet. Vajti bosh. Vajti dëm. Sa të vajti kostumi? Sa vajti gruri (tërshëra, gjalpi)?
- 19. vet. veta III bised. Ka të bëjë a lidhet me dikë a me diçka, bëhet, bie, qëllon. Biseda vete për ...
- 20. në kr. thj. fig. bised. Nuk jeton më, nuk është, iku, vdiq; mbaroi. Vajti edhe ai njeri.
- 21. Përdoret në togje foljore kur flasim me keqardhje a me zemërim për diçka të papritur e të padëshirueshme. Ku vajti e na gjeti këtu! Ku vete e i del përpara tashti!
- 22. Përdoret në togje foljore me kuptimin «nis, filloj, bëj.» Vajti të dilte, por e ndalën. Vete e kap për krahu.
- 23. Përdoret si folje gjysmëndihmëse bashkë me një folje tjetër për të treguar se veprimi vijon pa ndërprerje e rritet shkallë-shkallë. Sa vete e bëhet më i mirë (më i bukur).
- Në djall të vejë (të shkojë)! mallk. thjeshtligj. shih te DJALL,~I. Vajti (shkoi) në djall shih te DJALL, ~I. Mirë vafsh (vafsh shëndoshë)! ur. udha e mbarë! Shkoi e vajti diçka shih te SHKOJ. S'pa (udhën) nga vajti (nga shkoi) shih te SHOH. I vete pas avazit shih tek AVAZ,~I. Si do t'i vejë (si do t'i dalë) filli dikujt a diçkaje shih te FILL,~I. Do t'i vejë ai fis keq. shih te FIS,~I. S'më vete goja s'më pëlqen të them diçka. Sa s'ka ku të vejë (të shkojë) më (sa s'ka më) shih te KAM. I vajti koka u vra; vdiq, iku, mbaroi. Ka vajtur (ka shkuar) larg shih te LARG. Më vete (më shkon) mendja për diçka shih te MENDJ/E, ~ A. Vete (shkoj) me mendje (me mendimin) se...shih te MENDJ/E,~A. I vajti në mykë për diçka shih te MYK/Ë, ~A. Më vete (më shkon) syri te dikush a te diçka shih te SY,~RI. I vete (i shkon) për shtat dikujt shih te SHTAT,~I. I venë (i shkojnë) shtatë thjeshtligj. shih te SHTATË. Vajta në talë shih tek TAL/Ë,~A. I vete (i shkon) pas ujërave shih tek UJ/Ë,~I. I vajti në vesh dikujt shih te VESH,~I. Më vete (më shkon) në zemër diçka shih te ZEM/ËR,~RA 3. Më vete sipas zemrës shih te ZEMËR,~RA 3. Prapa diellit të vejë! mallk. shih te DIELL,~I. Më vajti buka pas kurrizit shih te BUK/Ë, ~A. Vajti te molla e kuqe shih te MOLL/Ë,~A. Vafsh shëndoshë ti! ti je në rregull, i ke mirë punët, je mirë, të lumtë ty!