vetëzhvillim
Appearance
VETËZHVILLIM m. libr
- 1. filoz. Zhvillim në natyrë dhe në shoqëri që e ka burimin ose shkakun në luftën e të kundërtave, zhvillim i brendshëm që bëhet pa shtytës të jashtëm. Vetëzhvillimi i materies. Burimi i vetëzhvillimit.
- 2. Zhvillim mendor a fizik i njeriut, që arrihet duke mësuar e duke u ushtruar vetë në mënyrë të pavarur. Vetëzhvillimi i njeriut. Kushtet e vetëzhvillimit.