vetëmohim

Nga Wiktionary

VETËMOHIM m.

  • Flijimi i vetes dhe i interesave vetjake për të mirën e përgjithshme, për të mbrojtur pronën e përbashkët shoqërore, atdheun e socializmin; qëndrim heroik, pa kursyer vetveten, kur e kërkon nevoja. Vetëmohim i lartë (komunist). Shembull vetëmohimi. Shpirti i vetëmohimit. Punë (përpjekje) plot vetëmohim. Tregoi vetëmohim. Kërkon vetëmohim. Luftoi me vetëmohim.