Jump to content

vetëmbrojtje

Nga Wiktionary

VETËMBROJTJE f.

  • 1. Mbrojtja e vetvetes nga një armik, nga një sulm a nga një rrezik, mbrojtja me forcat e mia a me ato mundësi e mjete që kam; përpjekja që bën dikush për t'u vetëmbrojtur. Ndjenja e vetëmbrojtjes. Veproi për vetëmbrojtje.
  • 2. Mbrojtja e vendit me forcat e veta dhe me mjetet luftarake, me të cilat është armatosur gjithë populli ushtar. Forcat Vullnetare të Vetëmbrojtjes Popullore. Çetat e vetëmbrojtjes popullore. Grup (repart) i vetëmbrojtjes popullore. Masa për vetëmbrojtjen.
  • 3. Prirje e aftësi natyrore dhe e vetvetishme që ka njeriu a kafsha për të kundërvepruar menjëherë përballë një rreziku, me qëllim që të mbrojë veten. Instinkti i vetëmbrojtjes.