vetëlëvizje

Nga Wiktionary

VETËLËVIZJE f.

  • 1. filoz. Lëvizje a zhvillim në natyrë dhe në shoqëri, që e ka burimin ose shkakun në luftën e të kundërtave; lëvizje e brendshme që bëhet pa shtytës të jashtëm. Vetëlëvizja e materies. Vetëlëvizja e yjeve. Shkaku (burimi) i vetëlëvizjes.
  • 2. spec. Lëvizja e diçkaje që bëhet vetiu, në mënyrë mekanike a automatike. Vetëlëvizja e thikës së makinës.