veshur
Appearance
VESHUR mb.
- 1. Që ka rroba në trup, që është mbështjellë a është mbuluar me rroba të qepura posaçërisht që është veshur me gjithë rroba në trup, pa i hequr rrobat nga trupi; kund. i zhveshur. Ishte i veshur. Ra (u shtri) i veshur.
- 2. bised. Që është i siguruar me veshje, që i ka plotësuar nevojat me veshje; kund. i zhveshur. I ka fëmijët të veshur e të mbathur.
- 3. Që është plotësuar me orenditë e me pajisjet e nevojshme (për një dhomë, për një shtëpi etj.); kund. i zhveshur. I kemi shtëpitë të veshura.
- 4. Që ka një cipë të hollë përsipër; që është mbështjellë me diçka për ta ruajtur, për ta zbukuruar etj., që i është vënë një mbulesë e hollë i është hedhur një shtresë e hollë ose është lyer me diçka për këtë qëllim. Farë e veshur. Oriz i veshur. Mure të veshura. Dollap i veshur. Derë e veshur. Tel i veshur.
- 5. Që është i mbuluar a i veshur me bar, me gjethe ose me bimësi; që është plot me gjethe, që nuk i kanë rënë gjethet; kund. i zhveshur. Vend i veshur. Male të veshura. Shpat i veshur. Kodër e veshur. Dru i veshur.
- 6. I mbuluar tërësisht me re, i vrenjtur. Qielli është i veshur.
- 7. Që ka një si perde a lëbyr e nuk sheh mirë, i lëbyrur, i lëbyrtë (për sytë). I kishte sytë të veshur.
- 8. Që është veshur disa herë, i mbajtur, i përdorur (për rrobat). Xhaketë e veshur. Pantallona të veshura.