verzë

Nga Wiktionary

VERZË I kryes. zool.

  • Organet që kanë peshqit e disa kafshë të tjera në të dy anët e kokës nën vesh, që hapen e mbyllen dhe që u shërbejnë atyre për të marrë frymë në ujë. Verzat e kokës. Kapakët e verzave. I heq verzat.

VERZË II f.

  • 1. Kulari i derrit, kërçabë. I vuri verzën.
  • 2. Veshëza e parmendës, llapari.