verior
Appearance
VERIOR mb.
- 1. Që gjendet në veri të diçkaje; që është i viseve, të cilat ndodhen në veri; i veriut. Pjesa (ana) veriore. Skaji verior. Poli Verior. gjeogr. Gjysmërruzulli Verior. gjeogr. Tropiku verior. gjeogr. Gjerësi gjeografike veriore. gjeogr. largësia e një vendi nga Ekuatori në drejtim të Polit të Veriut. Krahinat veriore. Pika më veriore. Të folmet veriore të shqipes.
- 2. Që fryn nga veriu, që vjen nga veriu (për erën). Erë veriore.
- 3. Që lidhet me vendet e ftohta të veriut; që u përket këtyre vendeve; që është karakteristik për vendet e ftohta të veriut ose për banorët e tyre. Dielli verior. Klima veriore. Bimësi veriore. Temperament verior. Tip verior.