verigë
Appearance
VERIGË f.
- 1. Secila prej unazave të një zinxhiri; rreth prej metali ku varim diçka, hallkë. Veriga të forta. E vari në verigë.
- 2. Zinxhir prej unazash të hekurta (edhe fig.). I lidhnin me veriga. Këputëm verigat e robërisë.
- 3. Zinxhiri ku varen enët në zjarr, vargor; zinxhir.
- 4. Kunj prej druri ose prej hekuri, që lidh zgjedhën me shtizën e parmendës.
- 5. Veshi i enës, vjegë; dorezë në trajtë gjysmëharku që mbërthehet në diçka. Veriga e shtambës (e gjymit, e qypit, e kusisë). Veriga e saçit. Verigat e kazanit. Veriga e derës. U këput veriga.
- 6. Vesh rrushi; rezhdë arre, plepi etj.; vile. Verigat e arrës. Këputi një verigë rrush. Hëngra dy veriga.
- 7. Lak prej dy a tri fijesh peri të fortë në një veshje ose në një perde, ku mbërthejmë kopsën, lidhim një fill tjetër etj.; vrimë në një rrobë ku futim kopsën për ta mbërthyer, ilik; fill i lidhur si lak, që mund të zgjidhet lehtë, vjegëz. Verigat e gunës (e pantallonave). Lidh (zgjidh) verigën.
- 8. fig. Hallka e diçkaje, e cila shërben si mbështetje për të parë anët e ndryshme të saj, e për të gjetur zgjidhjen e nevojshme. Veriga kryesore e një çështjeje.
- Gjen verigë për diçka gjen një shkak për t'u kapur në një çështje ose për të dredhuar në një punë, gjen një vjegë. Ia gjeti verigën diçkaje
- a) ia gjeti diçkaje hallkën nga duhet kapur për ta zgjidhur, ia gjeti anën;
- b) gjeti një mjet, mënyrë a rrugë për t'u marrë vesh me dikë, për të rregulluar një punë me të.