veri
Appearance
VERI I m.
- 1. Pika e horizontit që është përkundrejt jugut, drejtimi në të kundërtën e jugut, ana që është në të majtë kur kthehemi me fytyrë nga lind dielli. Ylli i Veriut. Në veri të qytetit (të fshatit). Me dritare nga veriu. Sheh nga veriu. Fryn nga veriu. Vjen nga veriu. Pusulla tregon veriun.
- 2. Vend që gjendet në këtë drejtim; banorët e këtij vendi. Veriu i Evropës (i Afrikës). Detet e veriut. Banorët (popujt) e veriut. Poli i Veriut. gjeogr. pika më veriore e rruzullit tokësor. Rrethi polar i Veriut. Oqeani i Ngrirë i Veriut. Amerika e Veriut. Në veri të vendit.
- 3. Vend i ftohtë, në krahasim me vendet e ngrohta të jugut. Dielli i veriut. E ftohta e veriut.
- 4. Erë e fortë dhe e ftohtë që fryn nga ky drejtim. Fryn veriu. E largoi shiun veriu. Të pret (të than) veriu.
- 5. Erë e lehtë, erë e dobët, fllad; erë që bëjmë me diçka për t'u freskuar. Hap dritaren të hyjë pak veri. I bëj veri dikujt.
- U bë veri iku shumë shpejt, u zhduk papritur, u bë erë. I është bërë mendja veri është trullosur fare, s'është në vete; i është ngritur mendja. E ka mendjen si veriu është mendjelehtë, s'mbahet me asgjë. Kakaris si pula në veri (si pula pa grurë) shih te PUL/Ë,~A.
VERI II m.
- shih VEROR/E,~JA III. Veri prej letre. Bënte fresk me veri.