verbëri
Appearance
VERBËRI f.
- 1. Të qenët i verbër, mungesë e plotë e shqisës së të parit; gjendja e një njeriu të verbër. Verbëri e përjetshme (e përkohshme). Verbëri e plotë (e pjesshme).
- 2. fig. Paaftësia e dikujt për të kuptuar se ç'ndodh përreth a për të parë një të vërtetë që duket qartë. Verbëri politike. Verbëria e burokratëve. Verbëri prej budallai.
- 3. Veprimi a sjellja jo sipas arsyetimeve e mendimeve të veta, por sipas udhëzimeve a urdhrave të të tjerëve; mos mbështetja tek arsyeja e te gjykimi i shëndoshë. E zbatoi me verbëri. I bindej me verbëri E mori më qafë verbëria.
- Verbëria e pulave veter. sëmundje që u bie pulave dhe i verbon nga sytë.