Jump to content

verbër

Nga Wiktionary

VERBËR m.

  • Ai që nuk sheh nga sytë, njeri i verbër. Shkolla e të verbërve. Alfabet për të verbrit.

VERBËR mb.

  • 1. Që nuk sheh fare, që nuk e ka dritën e syve. Fëmijë të verbër. Plak i verbër. Me një sy të verbër. Ka lindur i verbër. Polli këlyshë të verbër.
  • 2. fig. Që nuk kupton se ç'ndodh rreth tij, që nuk është në gjendje të shohë një të vërtetë që duket qartë. Njeri i verbër.
  • 3. fig. Që nuk vepron a nuk sillet duke u mbështetur në arsyetimet e në mendimet e veta, por bën si i thonë të tjerët; që nuk mbështetet tek arsyeja e te gjykimi i shëndoshë. Zbatues i verbër. Bindje e verbër. Dashuri e verbër. Vegël e verbër. keq. njeri që vepron si shërbëtor i bindur i dikujt. Ka besim të verbër. Në mënyrë të verbër.
  • 4. Që vepron vetvetiu e që nuk drejtohet nga njeriu; që del si diçka e rastit. Forcat e verbra të natyrës, forcat e natyrës që veprojnë në mënyrë të papërmbajtur e shkatërruese. Plumb i verbër.
  • Rrugë (udhë) e verbër (qorre)
  • a) rrugë që është e mbyllur a që nuk vijon më tej, rrugë pa krye;
  • b) rrugë dhish, vragë;
  • c) punë, veprim që nuk sjell ndonjë përfundim a zgjidhje; gjendje pa rrugëdalje, rrugë pa krye. E bëri një sy të verbër (qorr) nuk i kushtoi gjithë vëmendjen e duhur diçkaje, bëri sikur nuk e pa ose nuk u interesua për dikë a për diçka. Zorra e verbër (qorre) anat. shih te ZORR/Ë,~A 1.