Jump to content

vendosur

Nga Wiktionary

VENDOSUR mb.

  • 1. Që ka aftësinë të marrë shpejt e në kohën e duhur një vendim dhe që e zbaton atë deri në fund pa u trembur nga vështirësitë e pengesat; që u përmbahet ideve a synimeve të tij dhe nuk lëkundet për t'i vënë ato në jetë; i palëkundur, i patundur. Njeri i vendosur. Luftëtar i vendosur. Udhëheqje e vendosur. Është i vendosur.
  • 2. Që shpreh a që tregon vendosmëri; që nuk lë vend për kundërshtime, i prerë; që bëhet me forcë e me vendosmëri. Përgjigje (protestë) e vendosur. Qëndrim i vendosur. Luftë (përkrahje) e vendosur. Hap i vendosur. Me një ton të vendosur.
  • 3. Që nuk mund të rishqyrtohet e të ndryshohet, sepse për të është marrë një vendim përfundimtar. Çështje e vendosur.