vendos
Appearance
VENDOS kal.
- 1. Vë dikë a diçka në një vend të caktuar; vë diçka në vendin e vet; vë. Vendosi librin në raft. Vendose në (mbi) tryezë! I vendosi njërën mbi tjetrën. Vendosën kurora në varret e dëshmorëve.
- 2. E çoi dhe e lë dikë a diçka në një vend të caktuar ose në vendin që duhet; e vë në një vend a në një gjendje të caktua; i gjej vendin e përshtatshëm, e rregulloj si duhet; vë. I vendosi drutë stivë. I vendosi të ardhurit nëpër dhoma. I vendosi nxënësit në rresht i rreshtoi nxënësit.
- 3. E vë dikë në një vend me punë a me një detyrë të caktuar. I vendosi njerëzit në punë.
- 4. Bëj një shenjë me laps a me bojë në diçka, shënoj; shkruaj; vë. Vendos shenjat e pikësimit. Vendos theksin.
- 5. Ngre në një vend një aparat, një makinë etj. Dhe e bëj të punojë, e mbërthej a e lidh si duhet, në mënyrë që të punojë; vë. Vendosën një aparat (një makineri). Vendosi një radio në veturë.
- 6. Bëj që diçka të vejë ashtu si duhet, ndërhyj e krijoj kushte të përshtatshme për diçka (për rregull, për disiplinë etj.); vë. Vendos rregull (disiplinë).
- 7. Vë themelet e diçkaje; vë në fuqi, jap fuqi; nis, filloj një veprim; kryej a mbaroj diçka. Vendosëm pushtetin popullor. Vendosëm marrëdhënie diplomatike. Vendosi lidhje me të. Vendosëm pronën shoqërore mbi mjetet e prodhimit. Vendosëm marrëdhëniet socialiste në prodhim.
- 8. Arrij, siguroj diçka. Vendosi një rekord të ri. sport.
- 9. Caktoj përfundimisht diçka, përcaktoj; vë në jetë a në praktikë diçka; zbatoj. Vendosën çmime të reja. Vendosi norma të reja (më të larta).
- 10. Bëj të mundshëm zhvillimin e mëtejshëm të diçkaje, ndikoj shumë në përfundimin e diçkaje, përcaktoj. Vendos fatin tim përcakton të ardhmen time. Vendos fatin e diçkaje ndikon në mënyrë të theksuar, vendimtare për përfundimin e saj. Ngjarje që do të vendosë për të ardhmen.
- 11. let. Bëj që të veprojë në një mjedis të caktuar (në romane, në drama etj.). E ka vendosur heroin e tij në rrethana tipike.
- 12. jokal. Kam të drejtë të jap një vendim, një zgjidhje a një mendim përfundimtar për diçka; marr një vendim në lidhje me dikë a me diçka, jap vendimin. Vendos populli (masa). Vendos organizata e partisë. Vendos gjykata. Vendosëm njëzëri.
- 13. jokal. Arrij të zgjidh një çështje a të përfundoj një punë, pasi e kam menduar mirë, e kam shqyrtuar ose e kam rrahur me të tjerë; i gjej zgjidhje një çështjeje. Më në fund vendosën për atë çështje. Për këtë s'kemi venduar ende.
- 14. jokal. vet. veta III. Përcakton, është shkaku kryesor, ndikon shumë për të zgjidhur përfundimisht ose për të arritur në një përfundim. Në luftë nuk vendos arma, por njeriu.
- Vendos karantinë për diçka (i vë karantinë diçkaje) libr. shih te KARANTIN/Ë,~A.