Jump to content

vendkalim

Nga Wiktionary

VENDKALIM m.

  • Vend i caktuar a rrugë për kalim; hapësira e lirë që ndodhet midis rreshtave të njerëzve, të kafshëve a të gjërave; rrugë e ngushtë a qafë mali ku mund të kalojnë njerëzit e kafshët, shteg. Vendkalim i ngushtë. Vendkalim këmbësorësh. Vendkalim për traktorë. Vendkalim në lumë. Vendkalimet në stadium (në sallën e teatrit). Lë të lirë vendkalimin.