Jump to content

vemesë

Nga Wiktionary

VEMESË f.

  • 1. Cipa e hollë që mbështjell qepën, vezën etj.; cipa e hollë që mbështjell një organ të trupit a të bimës; membranë; lëmazë. Vemesa e qepës (e vezës). Vemesa e qelizës. Vemesa e veshit.
  • 2. Cipa e hollë që zë qumështi përsipër pasi valohet; ajkë, mazë. Vemesa e qumështit.