vello
Appearance
VELLO f. etnogr.
- 1. Pëlhurë e hollë dhe e tejdukshme (zakonisht një copë tyli), me të cilën mbulohej nusja ditën e dasmës kur nusëronte ose kur e çonin te shtëpia e dhëndrit; duvak. Vello e bardhë. Velloja e nuses. Nuse pa vello. Vinin vello. Nuk hedhin më vello.
- 2. tekst. Një sasi pambuku, i mbledhur si shtëllungë dhe jo i ngjeshur (kur del nga makina e krehjes); diçka e mbledhur në këtë mënyre dhe jo e ngjeshur. Vello pambuku.
- 3. fig. Diçka që shërben si mjet për t'u fshehur a për t'u maskuar, vel; maskë. Vello demagogjike. Iu hoq velloja.
- Ia hoqi vellon nuses e zbuloi dikë a diçka, e bëri të duket ashtu siç ishte në të vërtetë, ia hoqi petën lakrorit.