Jump to content

velem

Nga Wiktionary

VELEM vetv.

  • 1. S'më hahet më një gjellë, një ëmbëlsirë etj., sepse është shumë e yndyrshme a shumë e ëmbël ose sepse kam ngrënë tepër; ngopem jashtë mase me diçka. U velën me bakllava (me pasta). U velën me mish.
  • 2. fig. Nuk ndihem më a nuk trazohem më në diçka, ngaqë më janë plotësuar të gjitha kërkesat e nevojat, kënaqem jashtë mase, stërngopem me diçka. Është velur nga të mirat. Është velur me filma.
  • 3. fig. vet. veta III (me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore). Më është mërzitur tepër a më është neveritur dikush a diçka. I vel ai njeri, s'e duron dot më.