vel

Nga Wiktionary
Shko tek: lundrim, kërko

VEL m. sh

  • 1. Pëlhurë e tejdukshme, e endur me fije të holla. Vel i bardhë (i zi). Vel i hollë (i dendur).
  • 2. etnogr. Shami e madhe prej pëlhure të hollë e të tejdukshme, me të cilën nuset ose gratë mbulonin fytyrën; vello. Veli i nusërisë. Mbuloheshin me vel.
  • 3. Copë pëlhure e trashë dhe e fortë, që lidhet në direk, fryhet nga era dhe vë në lëvizje barkën ose anijen; pëlhura e anijes. Anije me vela. Ngriti (uli, drejtoi) velat. Lundronte me vela.
  • 4. Diçka si perde e hollë, që pengon a që dobëson shikimin, tis. Vel avulli (mjegulle).
  • 5. fig. Diçka që nuk na lë t'i shohim gjërat qartë, ashtu siç janë e t'i kuptojmë mirë; diçka që shërben si mjet për t'u maskuar a për të fshehur një gjë të papëlqyer.
  • Ka hipur në barkë pa vela shih te BARK/Ë,~A.

VEL kal.

  • 1. I jap dikujt një gjellë me shumë yndyrë, një ëmbëlsirë me shumë sheqer a pemë shumë të ëmbla derisa të mos ketë më dëshirë të hajë nga ato; e ngop tej mase, sa s'mund të hajë më shumë. E veli me mjaltë. Më veli bakllavaja. Më veli mishi.
  • 2. fig. E bëj që të mos ndihet më a të mos trazohet më në diçka duke ia plotësuar të gjitha kërkesat e nevojat, e kënaq jashtë mase; e ngop. E veli me të mira (me peshqeshe, me para).
  • 3. fig. E mërzit a e bezdis dikë, i ngjall neveri, bëhem i neveritshëm për të. Më veli dikush m'u mërzit, s'e duroj dot. Na veli me fjalë.