vegjetativ

Nga Wiktionary

VEGJETATIV mb. biol.

  • Që ka të bëjë a që lidhet me ushqimin dhe me rritjen a me zhvillimin e organizmave bimorë. Organet vegjetative organet e ushqimit dhe të rritjes te bimët (rrënja, kërcelli, gjethet). Degë vegjetative. Pjesa vegjetative e bimës. Cikli vegjetativ koha që i nevojitet bimës nga mbirja deri në pjekje, periudha e zhvillimit dhe e rritjes së bimës. Periudhë vegjetative koha e vitit, gjatë së cilës shfaqet veprimtaria jetësore e bimës; periudha e rritjes dhe e zhvillimit të bimës. Shumëzim vegjetativ shumëzimi i bimëve që bëhet me anë të kërcellit, të rrënjës ose të gjethes; Pushim vegjetativ koha gjatë së cilës bima nuk rritet e nuk zhvillohet.
  • Sistemi nervor vegjetativ fiziol. pjesë e sistemit nervor, që drejton veprimtarinë e organeve të brendshme dhe rregullon shkëmbimin e lëndëve në organizëm.