Jump to content

veçues

Nga Wiktionary

VEÇUES m. fiz. elektr.

  • Lëndë që nuk e përcjell rrymën elektrike, nxehtësinë, lagështirën ose zërin dhe që përdoret për të veçuar diçka si edhe për të bërë pajisje të posaçme për veçim; pajisje që bëhet me këtë lëndë, izolant. Veçues i mirë (i keq).

VEÇUES mb.

  • 1. Që ndan a që veçon diçka nga diçka tjetër, ndarës. Mur (gardh) veçues. Shtresë veçuese.
  • 2. Që e shquan ose që e dallon dikë a diçka, dallues. Shenjë veçuese. Tipar veçues.
  • 3. tek., elektr. Që nuk është përçues i elektricitetit, i ngrohtësisë etj.; që ka vetinë e veçimit, që përdoret për të veçuar; izolues. Lëndë veçuese.
  • 4. gjuh. Që lidh dy fjali të bashkërenditura a dy gjymtyrë fjalie, të cilat nga përmbajtja përjashtojnë njëra-tjetrën ose këmbehen njëra me tjetrën (për lidhëzat a, apo, o, ose, daç... daç, ja... ja, qoftë... qoftë etj.); që lidhet me lidhëza të tilla dhe nga përmbajtja përjashton fjalinë, me të cilën bashkërenditet ose këmbehet me të (për fjalitë); që shërben për të veçuar një fjalë, një togfjalësh a një fjali ose për të theksuar më shumë kuptimin e tyre; përforcues (për pjesëzat vetëm, veç, sidomos etj.) Lidhëz veçuese. Fjali e bashkërenditur veçuese (p.sh. Të ngrihemi / Të dëftojmë / Trimëri; / Ja të vdesim, ja të rrojmë / Për liri! A dëgjon gjë ti apo më bëjnë mua veshët?). Pjesëz veçuese. (p.sh. Vetëm Agimi kishte ardhur. Në muajt e verës sidomos në korrik e në gusht bën shumë vapë).