veçuar

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

VEÇUAR mb.

  • 1. Që është ndarë veç nga një tjetër a nga të tjerët; që është hequr a është lënë mënjanë. Kafshë të veçuara. Familje e veçuar.
  • 2. Që rri veç të tjerëve, që s'do të bashkohet me të tjerët, që rri mënjanë a që është mbyllur në vetvete; që jeton veç, i ndarë nga të tjerët. Njeri i veçuar. Rronte i veçuar.
  • 3. Që takohet vetëm një herë ose shumë rrallë, jo zakonshëm, i veçantë. Rast i veçuar. Sëmundje e veçuar.
  • 4. elektr., tek. Që është mbështjellë a është veshur me lëndë jopërçuese. Tel i veçuar.
  • 5. gjuh. Që vihet në dukje me anë të veçimit. Gjymtyrë e veçuar. Përcaktor i veçuar. Pjesore e veçuar. Rrethanor i veçuar.
  • 6. si em.~, ~ I (i) m. ~, ~IT (të). Ai që rri veç të tjerëve, që s'do të bashkohet me të tjerët, që rri mënjanë a është i mbyllur në vetvete; ai që jeton veç, i ndarë nga të tjerët.
  • I veçuari, i munduari fj.u. kush ndahet nga shokët, është i pafuqishëm e vuan.