Jump to content

veçantë

Nga Wiktionary

VEÇANTË f. spec.

  • Veti që është karakteristike vetëm për një qenie, për një send, për një dukuri etj., ajo që lidhet vetëm me një individ dhe që e dallon atë nga të tjerët; diçka që është e veçantë; kund. e përgjithshme. Nga e veçanta tek e përgjithshmja.

VEÇANTË mb.

  • 1. Që nuk është si të tjerët, që ndryshon nga të tjerët, që qëndron më vete, që nuk është i bashkuar a i shkrirë në një të tërë me të tjerët; jo i rëndomtë, jo i zakonshëm; që i përket vetëm dikujt a diçkaje, që është karakteristik për një qenie, për një send a për një dukuri, që e dallon atë nga të tjerët. Njeri i veçantë. Qenie e veçantë. Lëndë e veçantë. Rast i veçantë. Çështje e veçantë. Ka zë të veçantë. I jep një pamje të veçantë. Ka një mënyrë (të qeshur) të veçantë.
  • 2. Që është lënë a është ndarë veçan për një njeri ose për një qëllim të caktuar, që është caktuar vetëm për dikë a për diçka; që i kushtohet posaçërisht dikujt a diçkaje, i posaçëm. Vend i veçantë për fëmijët. Repart i veçantë. Ushqime të veçanta. Veshje të veçanta. Pajisje të veçanta. Numër i veçantë i revistës. Kapitull i veçantë.
  • 3. Shumë i madh; që ka vlerë të jashtëzakonshme, që kërkon vëmendje të madhe, i rëndësishëm; i posaçëm. Me kënaqësi të veçantë. Detyrë e veçantë. Qëllim (synim) i veçantë. Me rëndësi të veçantë. Kujdes i veçantë. Merita të veçanta.