veçanërisht

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

VEÇANËRISHT ndajf.

  • 1. Në mënyrë të veçantë, më shumë se të tjerët, më shumë se për të tjerët, posaçërisht. Kujdeset veçanërisht për nënën.
  • 2. përd. pj. Përdoret për të veçuar një fjalë, një togfjalësh a një fjali ose për të përforcuar a për të kufizuar kuptimin e tyre; sidomos. Heroi pozitiv e veçanërisht njeriu i ditëve tona është pasqyruar mirë në vepër. Mbjelljet, veçanërisht në tokat nën ujë, të mos bëhen njëherësh për të dyja kulturat. Ky vit është veçanërisht i mbarë për punonjësit e shpim-shfrytëzimit.