Jump to content

vazo

Nga Wiktionary

VAZO f.

  • 1. Enë prej balte në trajtën e një kove e pa veshë, ku mbjellim lule për zbukurim, saksi; enë prej qelqi, prej porcelani etj., në trajtën e një shisheje të gjerë a të një kupe me zbukurime, ku zakonisht vihen lule. Vazo qelqi (porcelani). Vazo lulesh.
  • 2. Enë zakonisht prej qelqi, me madhësi të ndryshme, që përdoret për pemë a ushqime të tjera të konservuara; kavanoz. Vazo me reçel (me komposto, me ullinj, me salcë).