vazhdueshëm

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

VAZHDUESHËM mb.

  • 1. Që vijon për një kohë të gjatë, që zgjat pa ndërprerje, që vijon pa pushim; që përsëritet dendur me ndërprerje të shkurtra; i pandërprerë, i pareshtur, i vijueshëm. Duartrokitje (brohoritje) të vazhdueshme. Shira të vazhdueshme. Punë (ndihmë) e vazhdueshme. Përpjekje të vazhdueshme. Revolucionarizimi i vazhdueshëm i jetës së vendit. Përmirësimi i vazhdueshëm i nivelit të jetesës sonë.
  • 2. elektr. Që ka intensitet të qëndrueshëm dhe një drejtim të caktuar. Rrymë e vazhdueshme.