vazhdues
Appearance
VAZHDUES m.
- 1. Ai që e vijon dhe e çon më tej një punë a një çështje që ka nisur ose që e ka lënë dikush përgjysmë; ai që ndjek një ide, një teori, një çështje të një paraardhësi; ndjekës. Vazhdues besnik (i denjë) i revolucionit. Vazhdues i çështjes së socializmit. Vazhdues i traditave të mira.
- 2. Muaji a viti që vijon. Në fillim (më 15) të vazhduesit.
VAZHDUES mb.
- Që vijon, që nuk ka mbaruar; që vjen pas, që ndjek diçka; vijues. Në vitin vazhdues. Në numrin vazhdues.