vazhdoj
Appearance
VAZHDOJ kal.
- 1. E çoj më përpara diçka që kam nisur, nuk e ndërpres një punë a një veprim; e nis përsëri një punë atje ku e kam lënë ose ku kam ndërprerë; bëj ende diçka, merrem ende me diçka; vijoj. Vazhdoj punën (mësimin). Vazhdon përpjekjet (përgatitjet). Vazhdoj rrugën (udhëtimin). Vazhdojnë bisedimet. Vazhdoj tregimin. Vazhdoj studimin (leximin...). Vazhdon të shkruajë (të flasë, të punojë).
- 2. Shkoj pas gjurmës ose pas mësimeve të dikujt; shpie më tej diçka që ka nisur një tjetër; ndjek, vijoj. Vazhdojmë traditat e mira të të parëve. Vazhduan punën e rilindësve.
- 3. Shkoj rregullisht diku për të mësuar, për të fituar përvojë a për t'u stërvitur, ndjek mësimet në një shkollë etj., vijoj. Vazhdoj shkollën (universitetin).
- 4. jokal. vet. veta III. Zgjat ende; zhvillohet, shkon më tej, nuk ndërpritet, nuk pushon; vijon; zgjat një kohë të caktuar nga fillimi deri në mbarim. Vazhdon puna. Vazhdon lufta. Vazhdon emisioni. Vazhdon shfaqja. Vazhdojnë bisedimet (përgatitjet, takimet). Vazhdon gjyqi. Vazhdon shiu (dëbora, era, shtrëngata). Loja vazhdoi dy orë. Festivali vazhdoi dhjetë ditë. Nuk vazhdon shumë.
- 5. jokal. vet. veta III. Shtrihet më larg, shkon më tutje, zgjatet, nuk mbaron (në hapësirë); vijon. Udha vazhdon deri në majë të malit.