vastak
Appearance
VASTAK m.
- 1. bot. Tufëz lulesh a kokrrash, që dalin së bashku në një bisht ose në një kërcell të hollë dhe që varen poshtë si kalli gruri; vile, bistak. Vastak arre. Vastak shelgu. Vastak qershie. Një vastak rrush. Kishin rënë vastakët.
- 2. Diçka që ka trajtën e një vileje a të një kalliri të varur poshtë. Vastak akulli.