variacion
Appearance
VARIACION m.
- 1. Ndryshim në anët a në pjesët e dorës së dytë të diçkaje, pa prekur atë që është kryesore ose thelbësore, ndryshim në disa tipare jo të qenësishme; ndryshim, lëvizje a luhatje e diçkaje brenda një mase të caktuar. Variacioni i relievit. Variacionet e temperaturës.
- 2. Ndërrim nga një gjendje në një tjetër; ndërrimi i veprimeve, i punës a i mënyrës së jetesës së përditshme për të larguar mërzitjen ose për të thyer monotoninë; larmi. Punë me variacione. E kalon verën në fshat për variacion.
- 3. muz. Ndryshim që i bëhet një melodie a një teme muzikore, pa prekur elementet kryesore të motivit të saj. Variacion melodik. Temë me variacione.