vargëzoj

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

VARGËZOJ kal.

  • 1. Rendit njërin pas tjetrit, i vë varg, vargoj. Vargëzoj ngjarjet.
  • 2. jokal. vet. veta III. Vihet varg me të tjerë; vjen varg me të tjerë, vjen në radhë pas një tjetri a pas të tjerëve, formon një varg. Vargëzojnë malet (kodrat). Vargëzojnë shtëpitë (plepat).
  • 3. fig. keq. E zvarrit një punë a një çështje, e zgjat tepër diçka, e heq zvarrë. E vargëzoi vendimin (punën).
  • 4. edhe jokal. Thur vargje, bëj poezi, vjershëroj. Vargëzonte që në bankat e shkollës.
  • 5. Vë a kthej në vargje një tregim etj.
  • 6. edhe jokal. keq. Bëj vjersha të dobëta nga ana ideoartistike, thur vargje pa vlerë.