Jump to content

varfërim

Nga Wiktionary

VARFËRIM m.

  • Veprimi dhe gjendja sipas kuptimeve të foljeve VARFËROJ, VARFËROHEM. Varfërimi i proletariatit. Varfërimi i vendit. Varfërimi i tokës. Sjell varfërim.
  • Varfërimi absolut i proletariatit (i punonjësve) ek. ulja e përgjithshme e nivelit të jetesës së punëtorëve, keqësim i përgjithshëm i gjendjes ekonomike dhe i të gjitha kushteve të punës e të jetesës së punëtorëve në vendet kapitaliste. Varfërimi relativ i proletariatit (i punonjësve) ek. pakësim i vazhdueshëm i të ardhurave që marrin punëtorët në vendet kapitaliste në krahasim me kohën e mëparshme dhe me klasat e tjera të shoqërisë.